-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafik i rënduar dhe bllokim në aksin Elbasan-Tiranë, këshilla për udhëtarët

Kryesoret

Situata e trafikut është shumë e rënduar në qarkun e Elbasanit, me bllokim të pothuajse të gjithë akseve rrugore, duke sjellë vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve.

Segmenti më problematik është aksi Rrogozhinë–Peqin–Elbasan–Tuneli i Krrabës–Tiranë, ku fluksi i jashtëzakonshëm i automjeteve ka shkaktuar radhë kilometrike dhe vonesa të zgjatura.

Shkaku kryesor është kthimi i pushuesve ditorë nga bregdeti i Adriatikut, së bashku me fluksin e automjeteve që kanë ardhur nga Korça.

Autoritetet janë në terren për menaxhimin e situatës, por trafiku mbetet i ngarkuar. Udhëtarët këshillohen të shmangin udhëtimin në orët kulmore ose të zgjedhin rrugë alternative.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit