Pasditen e sotme rreth orës 16:40 një akisdent ka ndohur në tunelin e Lomazzo në provincën e Komos, përgjatë Pedemontanës në kulmin e kryqëzimit Lazzate në drejtim të Vareses.
Një autobus që transportonte një grup nxënësish nga Instituti Leonardo da Vinci i Cazzago Brabbia gjatë një ekskursioni shkollor, u përplas me një kamion.
Si pasojë humbi jetën një mësuese që shoqëronte klasën e fëmijëve të shkollës fillore, pasi ngeci në rrënojat e autobusit. Ndërsa 25 fëmijë janë lënduar dhe vetëm dy të tjerë janë transportuar me urgjencë.
Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë shumë automjete shpëtimi, përfshirë ambulanca, helikopterë shpëtimi, ekipe zjarrfikëse dhe forca të zbatimit të ligjit. Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit.