Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Berat

Mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërsa grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /5pyetjet.al