Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Thumanë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë janë lënduar tre persona dhe një tjetër ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Katër personat ishin pjesëtarë të një familje. Sipas burimeve, 78-vjeçari Lirim Cani ka humbur jetën. Ndërsa tre të lënduarit e tjerë Ilir Cahi 55 vjeç, Mira Tafa 62 vjeç dhe Besmir Cahi 29 vjeç janë në spitalin e Truamës në Tiaranë.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkakun e rrethanave të aksidentit.