Shpërthime të reja raportohen në të gjithë Iranin, sipas BBC.
Forcat Ajrore Izraelite thonë në një postim në X se po vazhdojnë “të sulmojnë lançuesit e raketave dhe infrastrukturën” në Iran.
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se sulme të reja ajrore shënjestruan Teheranin të premten në mbrëmje sipas orës lokale.
Press TV raportoi se raketat u kapën në jug të Teheranit, ndërsa Transmetuesi i Republikës Islamike të Iranit (IRIB) raportoi se Teherani perëndimor po goditej nga sulme të reja. Karaj, një qytet pranë Teheranit, ishte gjithashtu në shënjestër, shkroi IRIB.