Në të gjithë Shqipërinë ndalohet lëvizja e dhenve dhe dhive nga ferma në ferma, shtegtimi dhe kullotha e tyre në kullota.
Gjithashtu ndalohet edhe tregtimi i dhenve dhe dhive në tregjet e kafshëve të gjalla, mjedise të hapura, panaire dhe grumbullime të tjera. Kjo për shkak të shpërthimit të murtajës te bagëtitë e imëta.
Lëvizja e tyre për në thertore lejohet vetëm me certifikatë shëndetësore veterinare, e lëshuar nga veterineri zyrtar.