-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria pritet të luajë dy miqësore para dhe pas ndeshjes me Serbinë

Kryesoret

Pas angazhimeve zyrtare në kualifikueset e Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare planifikon të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajt shtator dhe tetor.

Burime nga FSHF bëjnë me dije se përgatitjet janë në fazë negociatash, ndërsa përballjet pritet të luhen në “Air Albania”. Miqësoret do të shërbejnë si test për formën e skuadrës dhe për të ruajtur ritmin mes sfidave të rëndësishme.

Ndeshja e parë do të zhvillohet përpara përballjes ndaj Letonisë në shtator, ndërsa e dyta menjëherë pas ndeshjes me Serbinë në tetor. Për shkak të angazhimeve të kombëtareve të mëdha, pritet që kundërshtarët të jenë ekipe me profil më të ulët.

Këto ndeshje vlerësohen si të rëndësishme për të ndihmuar trajnerin Silvinjo në ndërtimin e grupit dhe rritjen e kohezionit, veçanërisht pas rezultateve të fundit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit