-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis sot rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës, pritet të zgjasë 10 ditë

Kryesoret

Pas verifikimit të votave në Gramsh dhe Peqin, sot fillon rinumërimi i plotë i kutive në qarkun e Tiranës. Do të hapen dhe shqyrtohen 1,282 kuti që përfshijnë votat për partitë dhe kandidatët e ndryshëm.

Ky proces parashikohet të zgjasë afërsisht dhjetë ditë, ndërsa pas Tiranës, do të vijojë rinumërimi në qarqet Fier dhe Durrës. Për këtë punë janë angazhuar 24 grupe me mbi 60 punonjës të administratës zgjedhore.

Në kontrollin paraprak në Gramsh dhe Peqin u gjetën disa papërsosmëri të vogla, si mungesa e vulave në disa fletë votimi, por që nuk pritet të ndikojnë në rezultatet përfundimtare.

Në qarqet ku do të kryhet rinumërimi, disa mandate janë në garë të ngushtë dhe rinumërimi mund të sjellë ndryshime minimale, por nuk priten përmbysje të mëdha në rezultatet e përgjithshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit