“SPAK po hedh karamele për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi Ramën. Lajmin e hapi vetë Gysi”- Kështu deklaroi sot ish-kryeministri Sali Berisha lidhur me lajmet që qarkulluan dje në media se SPAK i ka kontrolluar zyrën dhe i ka sekuestruar telefona dhe laptop Ergys Agasit, emër i anatemuar nga opozita pranë kryeministrit Edi Rama.
“Karamele, flluska të hedhura për të mbrojtur Ergys Agasin dhe Edi Ramën.
Çfarë qëndron aty?
Dy makina që Troplinët kishin parkuar në oborrin e Ergys Agasit, shkoi policia dhe i mori, në një kohë kur kartelit Troplini nuk i është prekur as një e dhjeta, as një e njëzeta e perandorisë së tyre, të ekonomisë së ngritur mbi drogën dhe krimin.
Shashkat mos i pranoni, ju lutem.
A e dini kush e hapi lajmin? Autori i lajmit është vetë Ergysi.
I tha një kolegut tënd gazetar…
Edhe ju bëni investigime, edhe unë bëj investigime.
U duk ajo. Ergysi vetë…” tha Berisha.