Një aksident rrugor u regjistrua paraditen e sotme në segmentin Pukë–Shkodër, pranë Kthesës së Danit, ku u përplasën dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, dy persona mbetën të plagosur dhe u dërguan menjëherë në spitalin e Pukës. Sipas mjekëve, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aksi rrugor është bllokuar përkohësisht, ndërsa policia po kryen hetimet në vendin e ngjarjes. Rruga pritet të rihapet së shpejti pasi të përfundojnë procedurat e dokumentimit.