Në mesnatë në qytetin e Shkodrës ka ndodhur një aksident rrugor në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”. Dy automjete, njëra “Audi” SQ5 me targa AB531SZ dhe tjetra “Toyota” Yaris me targa AB956SG, u përplasën.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve, Dilaver Halo dhe Rikardo Bello, të dy të moshës 20-vjeçare. Ata u transportuan menjëherë në spitalin e Sarandës ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë larguar.
Ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.