Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme të reja herët në mëngjesin e së shtunës. Agjencia iraniane e lajmeve Fars raportoi se Izraeli kishte goditur objektin bërthamor në Isfahan, një nga më të mëdhenjtë në vend.
Zëvendësguvernatori i provincës konfirmoi sulmin, por theksoi se nuk ka viktima apo dëme të rrezikshme.
Forcat Ajrore izraelite njoftuan se kanë vrarë Amin For Judaki, komandant i njësisë së dytë të dronëve të Gardës Revolucionare. Forcat Ajrore Izraelite shpjegojnë se në rolin e tij, Amin For Judaki “filloi qindra lëshime të mjeteve ajrore pa pilot drejt territorit të Shtetit të Izraelit, nga zona e Ahvazit në Iranin jugperëndimor”.