-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama vendos afat: Bizneset në Lungomare kanë 48 orë për të liruar trotuaret

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj zaptimit të hapësirave publike në Lungomaren e Vlorës, duke i dhënë një afat 48 orësh bizneseve që kanë vendosur struktura të paligjshme mbi trotuare.

Përmes një postimi, Rama shprehu shqetësimin për një formë të re zaptimi që po përhapet në zonën turistike të ashtuquajturat “pergolata”  struktura që sipas tij nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe përdoren si pretekst për të kërkuar më pas legalizim.

“Kjo nuk është pronë private! Trotuaret dhe hapësirat rreth pallateve janë pronë publike dhe i përkasin të gjithë banorëve,” theksoi ai.

Kryeministri vuri në dukje se në shumë raste këto struktura kanë kaluar edhe kufijtë e përcaktuar nga projekti i Lungomares, duke pushtuar zona që duhet t’u shërbenin qytetarëve dhe turistëve.

“Afati është i qartë: 48 orë kohë për të hequr çdo pengesë, nga hekurat e deri te betonët. Të hënën, institucionet do ndërhyjnë pa paralajmërim,” paralajmëroi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit