-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sërish dështim në konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Kryesoret

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe sot, pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për ngritjen e komisionit që do të kryejë votimin e fshehtë për kryeparlamentaren. Nga 120 deputetë, vetëm 74 ishin të pranishëm, ndërsa 39 votuan pro.

Seanca, e cila u ndërpre pas një alarmi të rrejshëm për bombë, u shty përsëri për të hënën, më 7 korrik. Kjo është hera e 42-të që deputetët mblidhen që nga 15 prilli pa mundur të formojnë Kuvendin.

Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar takime me partitë parlamentare dhe ka paralajmëruar pasoja ligjore në rast mosformimi të institucioneve deri më 26 korrik.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një aktgjykim që kërkon konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve, por pa specifikuar pasojat nëse ky afat thyhet. Osmani ka njoftuar se do t’i drejtohet Gjykatës nëse Kuvendi nuk formohet së shpejti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit