Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Vlorë

Mesditën e sotme një tërmet me magnitudë 3.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në afërsi të qytetit të Vlorës. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjes ndodhej rreth 17 kilometra në jugperëndim të Vlorës, në një thellësi prej 4.4 kilometrash. Nuk raportohen dëme materiale dhe lëndime në njerëz /5pyetjet.al