Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ka celebruar dashurinë në martesë. Teuta dhe Agron Xheloshaj, djali i politikanit shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshajt janë celebruar në rezidencën e familjes Rugova në Prishtinë.
Blerina Kllokoqi Rugova ka postuar foto nga celebrimi dhe ka uruar çiftin.
“Teuta & Agron,
Urime për këtë hap të bukur e të bekuar që po e merrni bashkë! Martesa është udhëtim, jo destinacion. E ju, me dashurinë që keni, do ta bëni këtë udhëtim me shumë forcë, kuptim dhe lumturi. Urime martesa!”, shkruan ajo.









