Fusha e Gjoricës në Bulqizë, dikur vend i Kuvendit të nëntë maleve të Dibrës, sot është mbuluar nga mbeturina dhe inerte.
Lapidari përkujtimor qëndron i harruar mes ndotjes, ndërsa institucionet nuk kanë marrë asnjë masë.
Banorët janë të shqetësuar dhe kërkojnë pastrimin e menjëhershëm të zonës, për të ruajtur dinjitetin e këtij vendi me vlera historike.









