Një ngjarje ka ndodhur në Malin e Llogarasë, ku 22 kuaj të lirë janë qëlluar me armë gjahu.
Katër prej tyre kanë ngordhur në vend, ndërsa të tjerët janë shpërndarë të plagosur dhe të traumatizuar në pyll.
Sipas pronarëve dhe aktivistëve, autoritetet janë njoftuar menjëherë, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.
Paraprakisht dyshohet se kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të konkurrencës ose ndonjë konflikt mes pronarëve që bëjnë guida me kuaj.









