Kancelari gjerman Friedrich Merz falënderoi presidentin amerikan Donald Trump për rolin e tij në përpjekjet për ndërmjetësim mes Ukrainës dhe Rusisë, pas telefonatës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Diskutimet u fokusuan tek takimi i të Dërguarit Special të SHBA-së, Steve Witkoff, me Vladimir Putin, dhe planet për një takim të ardhshëm mes Trump dhe Putinit për të adresuar konfliktin.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane theksoi se Merz dhe Zelensky ranë dakord mbi nevojën që Rusia të ndalojë agresionin dhe mbi bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në dhe partnerët evropianë.









