Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në orët e vona të së dielës në zonën pyjore pranë fshatit Sojnik, në bashkinë Gramsh.
Sipas banorëve, flakët kanë përfshirë një masiv të dendur pyjor, ndërsa ndërhyrja nga toka është thuajse e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugëve.
Zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave dhe thatësirës së ditëve të fundit.
Autoritetet janë në dijeni të situatës dhe kanë bërë thirrje për kujdes maksimal nga banorët e zonës.
Ende nuk ka ndërhyrje nga ajri.









