Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati me armë zjarri në një lokal pranë bashkisë në Shkodër.
Viktimat janë Armando Pali, punonjës i IKMT-së, dhe Geridon Kraja, i cili ndërroi jetë në spital.
I plagosur mbeti Erogen Vaso (alias Brajoviç), që dyshohet të ketë qenë shënjestra, si dhe një kamariere.
Autori u arrestua në tentativë për t’u larguar drejt zonës së “shinat e trenit”. Ngjarja ndodhi më 8 shtator, pranë shkollës “Kole Idromeno”.








