Policia ka vënë në pranga 62-vjeçarin R.B., banues në Tiranë pasi gjatë një kontrolli të kryer në rrugën “Mine Peza” u gjet në automjetin e tij tip “Benz” një armë zjarri automatike me municion të cilat dyshohet se i mbante për t’i shitur.
Operacioni “Blic”, i realizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, ka çuar në arrestimin e R.B., ndërkohë që vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Materialet iu referuan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.









