Mbrëmjen e djeshme, një aksident fatal ndodhi në aksin rrugor Golaj-Krumë, ku u përplasën dy automjete tip ‘Benz’.
Si pasojë humbën jetën dy persona: drejtuesi i njërit prej makinave, 68-vjeçari N.S., dhe pasagjeri i tij, 64-vjeçari Z.N.
Në pranga ra 19-vjeçari A.L., banues në fshatin Nikoliq, i cili drejtonte automjetin pa patentë.
Policia e Kukësit njoftoi se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan A.L. në flagrancë, ndërsa hetimet kaluan në dorë të Prokurorisë Kukës. Po pritet edhe ekspertimi autoteknik për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









