Pasditen e sotme në qytetin e Pejës, një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në rrugën “Papa Klementi”. I plagosuri është dërguar në spitalin e Pejës dhe po merr trajtim mjekësor. Ndërsa autori i dyshuar është në kërkim nga autoritetet.









