Qëllohen me thikë dy gjimnazistë në Kamëz

Dy gjimnazistë janë plagosur ditën e sotme në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur, sipas raportimeve të para jashtë ambienteve të gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’. Dy të miturit janë qëlluar me thikë pas sherrit me moshatarët e tyre. Të plagosurit u ndërguan në spital. Policia vijon hetimet për rastin e rëndë. /5pyetjet.al