Sali Berisha: Ramaduro i pushtuar nga kartelet e drogës ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitekt. Kjo që po bën ky tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi.
Ata që kanë shkelur ligjin e kanë bërë kundrejt pagesave të majme për këta zyrtarë. Arben Maloku dhe të tjerë u kapën me pallate pa leje dhe Rama ua legalizoi, t’ua shesë prapë atyre.
Këta janë përpjekje për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare.
E priste FBI në derën e aeroportit apo jo nuk e di, ia anuluan vizën apo jo nuk e di, ia anuluan ftesën apo jo nuk e di, por të gjitha përgatitjet që kishte bërë ia anuluan dhe tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve.








