-sidi education-spot_img
29.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen dy persona në Kakavijë me mallra kontrabandë, nën hetim edhe një doganier

Kryesoret

Dy persona u arrestuan në flagrancë në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, pasi po transportonin me autobus mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia.

Të ndaluarit janë Denis Mema, 45 vjeç, nga Tirana, dhe Robert Demiraj, 54 vjeç, nga Vlora, ndërsa gjatë kontrollit në mjet u gjetën dhe sekuestruan 178 kg produkte deti, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të ndryshme.

Dyshohet se mallrat janë futur në territorin shqiptar në mënyrë të paligjshme dhe pa kaluar në kontroll doganor.

Në lidhje me këtë rast po hetohet në gjendje të lirë edhe doganieri Everest Hoxha, 40 vjeç, për shpërdorim detyre.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Gjirokastrës, ndërsa autobusi dhe mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit