Analisti sportiv Artan Shyti, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report TV, komentoi fitoren e Shqipërisë ndaj Serbisë, duke analizuar si aspektet taktike, ashtu edhe atmosferën përreth ndeshjes. Ai theksoi se fitorja ishte e merituar, por jo pa gabime, veçanërisht në vendimmarrjen e trajnerit.
“Rezultati ishte njëkohësisht fat dhe i pritshëm. Masat e sigurisë ishin shumë të larta. Ata e kishin tepruar me forcat përreth stadiumit, por edhe kjo na ndihmoi në njëfarë mënyre. I gjetëm disi të dobët, dhe trajneri i tyre dha menjëherë dorëheqjen – kjo për ne është një fat.
Në fushë, mjafton një moment shpërthimi. 90 minutat ishin goxha të qeta dhe të gjithë meritojnë notën 10, përveç trajnerit. Mbrojtja duhej të kishte marrë masa. Edhe pse ishim me tre sulmues, ai duhet të kishte menduar më mirë për prapavijën. Nuk është se pashë ndonjë element të shtuar. Sipas meje, trajneri duhej të bënte edhe disa ndryshime.
Formacioni ishte i mirë, por prapë… na duhet më shumë. Duhej të kishim futur Hoxhën më shpejt dhe lojtarët e tjerë. Në fund fare, futbolli dha një mesazh: është më i rëndësishëm edhe kur fiton kundërshtari,” shprehet Shyti.








