-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Naftëtarët e ‘Bankersit’ protestë dhe grevë urie

Kryesoret

Naftëtarë që punojnë në kompaninë naftënxjerrëse “Bankers Petroleum” në fushën e Marinzës janë ngritur në protestë këtë mëngjes duke njoftuar madje grevë urie.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, Dritan Shaho, ka deklaruar se protesta vjen pas një sërë kërkesash të përsëritura nga punëtorët, të cilat nuk janë marrë parasysh nga drejtuesit e kompanisë.

“Sot, në orën 10:00, një grup prej 10 naftëtarësh ka hyrë në grevë urie në zyrat e sindikatës në Marinzë.

Nga nesër, në grevë mund të hyjë çdo naftëtar, ndërsa puna në grupet e naftës do të pezullohet”, – tha Shaho. Greva dhe protesta kanë nisur që në orën 07:30 të mëngjesit, para zyrave të kompanisë në Marinzë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit