Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime të tjera në rang zv/ ministrash. Pas Vilma Premtit që u emërua në postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar edhe një zëvendësministër tjetër.
Elona Hoxha zëvendëson Klajd Karametën te Ministria e Drejtësisë. Hoxha deri më tani ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë pranë Drejtorisë së Pёrgjithshme të Politikave nё Fushёn e Drejtёsisё dhe Antikorrupsionit.








