Gola, spektakël dhe emocione pa fund. Mbrëmja e sotme në Champions League prodhoi 43 gola. Ndeshja kryesore ishte mes Arsenalit dhe Atletiko Madridit, që u fitua nga “topçinjtë” me rezultatin 4 me 0.
Fitore arritën në transfertë edhe kampionët e PSG-së, Interi dhe Mançester Siti. Humbje për Napolin, Dortmundi mposhti Kopenhagen, ndërsa Njukastëlli fitoi ndaj Benfikës.









