Kryetar i NISMA-s, Fatmir Limaj në dalje për mediat ka folur për homologun e tij të LDK-së Lumir Abdixhikun, duke e vlersuar si një njeri me kapacitet që do ti ofroj vendit alternativë të re.
Limaj e tha këtë pas takimit të djeshëm me Abdigjikun por pa dhënë shumë detaje se qfar kanë diskutuar aty së bashku.
“Zotëri Abdixhiku si personalitet, dhe si kuadër, dhe këtë që ka vepruar tash e sa kohë, mendoj që ka kapacitete me ia ofru Kosovës një alternativë të re.
Ai dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si parti, me gjithë atë ekip që e ka, dhe traditën që e ka prapa, dhe bashkëpunimin që e kemi pasë në situate të ndryshme, në mënyrë të veçantë, ju e dini që kom pasë një bashkëpunim të veçantë me z. Mustafa”, tha Limaj.









