Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar se të gjitha dosjet e ndjekura nga institucioni kanë një rëndësi të lartë dhe fokusohen tek subjekte të profilit të lartë të përfshirë në korrupsion, krim të organizuar dhe terrorizëm.
Ai theksoi se prioritet i SPAK është të kryejë hetime të shteruara dhe objektive, duke siguruar prova të mjaftueshme për vendime gjyqësore, si dhe respektimin e të drejtave të pandehurve dhe viktimave.
Siç deklaroi Dumani: “Meraku im ka qenë të kemi një hetim shterues dhe objektiv. Të sigurohen provat e mjaftueshme për të marrë vendim fajësie në gjykatë, si dhe respektimi i të drejtave të pandehurve në proces, por dhe të viktimave.”









