Bardhi: Dosja Balluku është modeli i qeverisjes së Edi Ramës. Balluku na tregon se e ka kthyer abuzimin në rregull.
Në dosjen e prokurorisë të cilën u dua ta përshëndes në hetimin e këtij segmenti ndaj Ballukut, rezulton se tenderi për tunelin e Llogarasë ishte i paracaktuar.
Ka qenë Balluku që ka kërkuar anulimin e tenderit.
Është Balluku që ka komunikuar me kompaninë turke disa ditë para tenderit duke e bërë fakt të kryer fitimin e tenderit nga kompania turke.
Kriteret janë përshtatur që të fitojë kompania që kishte paracaktuar Edi Rama dhe Balluku.
Sipas prokurorisë jo vetëm kompania është paracaktuar, por sipas analizës së bërë nga prokuroria kompania turke nuk plotësonte një sërë kushtesh.
Sipas prokurorisë kompania nuk plotësonte disa nga kriteret teknike dhe financiare.









