Rusia deri më tani nuk ka marrë asnjë shpjegim nga Shtetet e Bashkuara lidhur me njoftimin e Presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me rifillimin e testimeve bërthamore.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov e theksoi këtë gjatë një konference për shtyp, duke u rishfaqur në mediat zyrtare ruse pas disa ditësh heshtjeje.
“Jo, ende nuk kemi marrë asnjë shpjegim përmes kanaleve diplomatike se çfarë nënkuptonte Presidenti Trump kur njoftoi rifillimin e testimeve bërthamore”, deklaroi Lavrov.









