-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllet procesi i numërimit në pesë bashkitë, PS fiton bindshëm

Kryesoret

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme vendore më 9 nëntor 2025. Rezultatet përfundimtare konfirmojnë një fitore të qartë të Partisë Socialiste në të gjitha bashkitë ku u votua.

Në Vlorë, kandidatja Brunilda Mersini fitoi me 78.4% të votave (15,672 vota), duke lënë pas Dionis Sotën me 11.7% (2,333 vota) dhe Gjergj Nikën me 9.9% (1,975 vota).

Në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka siguroi 66.22% të votave (6,201 vota), kundrejt Amarildo Hoxhës me 20.16% (1,888 vota) dhe Eligert Himës me 13.62% (1,275 vota).

Në Berat, Ervin Ceca i PS-së u shpall fitues me 13,050 vota, duke lënë pas Pavllo Shkarpën me 2,607 vota.

Në Tepelenë, Gramos Sako fitoi me 77.8% të votave (3,261 vota), ndërsa Gabriel Guma mori 22.2% (928 vota).

Në Mat, kryebashkiak u zgjodh Altin Bojni nga PS me 66.5% të votave (7,425 vota), kundrejt Eduard Brahilikës me 28.5% (3,184 vota) dhe Suzana Pashës me 4.9% (549 vota).

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhje ishte 18.72%, me përqindjet më të larta në Mat (39.36%) dhe më të ulëtën në Vlorë (12.54%).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit