-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Integrimi në BE, prioritet kombëtar për Shqipërinë

Kryesoret

Në një takim të zhvilluar sot, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi Raportin Vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë, pjesë e Paketës së Zgjerimit 2025.

Gjatë bisedës, Begaj dhe Gonzato diskutuan mbi gjetjet e raportit dhe hapat e ardhshëm në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Delegacionit të BE-së dhe theksoi përkushtimin e institucioneve shqiptare për të vijuar me vendosmëri përmbushjen e prioriteteve të integrimit evropian.

Ai nënvizoi progresin e bërë gjatë vitit të fundit në hapjen e grupkapitujve të negociatave dhe theksoi rëndësinë e vijimit të reformave thelbësore për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian.

“Bashkëpunimi i ngushtë me institucionet evropiane është kyç për të përshpejtuar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE,” tha Presidenti Begaj, duke e cilësuar procesin e integrimit një aspiratë kombëtare dhe strategjike që kërkon angazhim dhe unitet nga të gjitha institucionet dhe faktorët politikë dhe shoqërorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit