-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetarët e degëve thirrje Berishës: Të dalim në protesta

Kryesoret

Krerët e degëve të PD-së i kërkojnë protestë Sali Berishës. Ata e kërkua këta gjë pas humbjes absolute të PD për zgjedhjet e pjesshme lokale të ditës së diel në 5 bashkitë e vendit.

Për ata një humbje e tillë ishte totalisht e papranueshme dhe injoruese për Partinë Demokratike dhe elktoratin e gjerë të saj.

Edhe vetë Berisha u shpreh në takim me krerët e degëve se Shqipëria ka nevojë për qëndresë dhe protesta paqësore, por ende nuk është caktuar ende një datë për tubim. Kreu i PD kërkoi edhe analizë të brendshme në PD si dhe hapje të partisë për figura të reja.

“Dua të jetë shumë e qartë se, përveç protestës, kryengritjes paqësore, asnjë mjet tjetër nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë nga ky pushtim i egër i brendshëm.

Pra për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptarë, që e do këtë vend, një thirrje duhet të zgjojë ndërgjegjen e tij:  Të bëjmë që kanë bërë kombet e shtypura kundër diktaturave në të gjitha kohërat, të ngrihemi dhe ka vetëm një rrugë, qëndresa jonë, protesta jonë, asnjë rrugë tjetër, ua them unë ju”, u shpreh Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit