Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka sulmuar ashpër mazhorancën gjatë një deklarate për mediat, duke ironizuar mënyrën se si, sipas tij, qeveria e konsideron “sukses” keqpërdorimin e fondeve publike.
Ai iu referua hetimeve të SPAK-ut dhe rasteve të dyshuara të abuzimeve në ministri, duke theksuar se paratë që duhej të shkonin për qytetarët janë përfunduar në xhepa privatë.
“Nëse për ju sukses është që të vidhen paratë që duhet të shkojnë tek qytetarët shqiptarë, atëherë e gjithë qeverisja e PS ka qenë një histori e jashtëzakonshme suksesi. Treguesit kryesorë janë hetimet e SPAK-ut. Përditë, në këndvështrimin tuaj, Belinda Balluku është ministre jashtëzakonisht e suksesshme, sepse tenderat i vendos në zyrën e saj me drejtorët e saj dhe i vidhen miliona euro. Si mund të quhet sukses, kur 33 milionë euro janë vjedhur?” – deklaroi Shehaj.









