Dalin detajet të reja nga atentati i mesditës së martë (11 Nëntor) në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë, 40-vjeçari Muçi Shaljani.
Mësohet se targat e mjetit tip Toyota rezultojnë të vjedhura në Greqi vitin e shkuar. Ndërsa makina ende nuk është përcaktuar nese eshte e vjedhur apo jo per shkak se ende nuk është rikuperuar numri i shasisë për shkak të djegies së makinës.
Dyshohet se në ngjarje kanë marrë pjesë 4 persona (3 qitës dhe 1 shofer) të cilët kanë ardhur nga zona e Niklës drejt Rinasit, zonë dhe nga janë larguar më pas.
Autorët kanë përdorur të 4 armët. Sipas burimeve, dy autorët kanë përdorur Kallashnikovin nga makina dhe njëri me pistoletë ka zbritur për ta qëlluar dhe siguruar vdekjen e shënjestrës.








