-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kryebashkiaku i shkruan Berishës: Djemtë e Vlorës e morën në ballë për ty

Kryesoret

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Gëzim Zilja i është drejtuar Partisë Demokratike me një shkrim të gjatë ku i numëron sesi Vlora që prej vitesh drejtohet nga Partia Socialiste, dikur qytetarët ia kishin besuar drejtimin Partisë Demokratike.

Shkrimi i Gëzim Ziljas për PD:

E njihni ju demokratët e qytetit të Vlorës e rrethinave!? E dini ju sa fituan ata më 1992, sesi luftuan e rezistuan në vitin 1997, kur i vunë gjoksin në kuptimin e vërtetë, armëve të kriminelëve të KSHP-e ve dhe bandave të caushëve? E mban mend o Sali Berisha sesi të pritën demokratët vlonjatë më 1999, kur dridhej fëmija në bark të nënës, që të kishin bërë disa prita që nga shamizezat komuniste me pirgje zhavori në Novoselë e deri policia e shtetit që bënte sikur të mbronte.

Djemtë e Vlorës e morën në ballë për ty dhe kurrkush nuk guxoi të të prekte një qime floku se do vente gjaku deri në gju. E mban mënd që të vajti gjuha poshtë e desh u mbyte nga emocionet kur pe sheshin e Flamurit mbushur tej e tej sa nuk nxinte më, duke brohoritur emrin tënd si njeriu i shpresës? E bënë se besonin te ty, se ishte bërë një padrejtësi dhe donin demokracinë. E di se ku janë sot qindra djem, burra, vajza që ishin gati të jepnin jetën për ty dhe shokët e tu? Sigurisht që nuk e di. Se pushteti për ty është gjithçka.

Policia sekrete e Fatos Nanos, pasi ti ike shëndosh e mirë në Tiranë, i ndoqi këmba- këmbës, i burgosi ku mundi, i la pa punë, u terrorizoi familjet po ata nuk u përkulën. Mbetën pa punë dhe shumë prej tyre kaluan nga Italia deri në Amerikë e u qan zemra për Vlorën e Shqipërinë. Kur demokratët rimorën pushtetin më 2005, askush nuk u kujtua për ta dhe fëmijët e tyre. Zgjodhe rreth vetes servila, intrigantë e hajdutë.

Pas humbjes më 2013 u bëre “dhuratë” demokratëve Lulëzim Bashën të përkëdhelurin e Familjes, “un pezzo di merda” ose “piece of shit.” Ky karagjoz që zot kishte paratë dhe gënjeshtrën e zhyti edhe më thellë në baltë PD-në, duke mbledhur njerëz si vetja e tij. Era që ka lënë ai në mjediset e PD-së është si era e plëncit të palarë mirë, do dekada të iki nga zyrat tuaja. U duk se kundërvolucioni në revolucion, i dhjetorit 2021 dhe statuti i ri do bënte dhe Europën e Amerikën të çuditej. “ O Balo të hëngri tënja se e kishe të ligën brenda”

Punët e PD-së shkuan zi e më zi. Ata që mblodhe rreth vetes janë si ty, të imitojnë ty, e bëjnë si ty. Në librin e Thimi Mitkos, “Bëleta Shqiptare,” këtu e 170 vjet përpara gjendet dhe ky proverb: “Nuk bëhet vreshti me urata po me kazma e lopata” Ju dhe ata të listës së famshme që i ke zgjedhur me dorë janë të lumtur se do bëjnë pallë nja katër vjet pastaj kismet. Ju Belindër, Joridra e të tjerë mos imitoni flamurët e tritanët.

Po si more Belind të dërgoi komandanti për lesh e ti erdhe i qethur dhe i rruar? Si nuk i the komandantit ç’është ky i pavarur në Tiranë, kur mua kryesia më ka dërguar (si Diogjeni dikur) të gjej ca kandidatë… Nejse. … Me konferenca nuk merrët pushteti e as me lapa-llapa. Parlamentarët e PD-së pak nga pak po fillojnë të ngjajnë më zengjinenë dmth estradë hesapi, mirëpo derri do plumb.

Mirë këto, po ç’borxh u kishin juve të Tiranës, demokratët e Vlorës, që ia diktuat sërish kandidatin, pavarësisht se edhe kryesia e Vlorës nuk bëzajti. Nga na i nxorre këtë mollopupin Dioniz, që nuk e njeh as shkalla e pallatit, e nuk ka qenë kurrë demokrat veç një fluger si dikur ata në oborret e shkollave shtatëvjeçare prej teneqeje e kartoni. Thonë që ka ardhur me rekomandim nga Europa. se atje ka një kushuri që është shok me këtë e atë… Hajde PD hajde! Kush e shiti e kush e bleu Dionizin!!??

Po demokratët e Vlorës, janë MAJA e dinjitetit, besnikërisë, mençurisë dhe atdhetarisë! E kanë marrë disa herë në ballë për Berishën, por nuk do bëhen therror edhe për anonimët e Vlorës se ashtu ju do prapanica, flamurëve, gazëve, e tritanëve. Vlora nuk është e kuqe e as ka qenë ndonjëherë e kuqe. Por PD-ja në qendër e tradhëtoi Vlorën qysh kur ia dorëzoi kollozëve e Patozëve dhe disa palaçove të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit