Kristjan Asllani ishte heroi i fitores historike të Shqipërisë ndaj Andorrës. Mesfushori shënoi golin e vetëm dhe të fitores, ndërsa pas ndeshjes u shfaq shumë i lumtur.
Në deklaratën e thënë për Tv Klan, ai u shpreh se pjesa e parë ishte shumë e vështirë, ndërsa në të dytën situata ndryshoi, edhe prej lojtarëve që hynë nga stoli.
Asllani u shpreh se golin e ndjeu shumë, në atë që e konsideroi si finale.
“E ndjeva shumë golin. U gëzuan të gjithë shqiptarët dhe jemi shumë të lumtur. E kishim të vështirë në pjesën e parë. Ata luajtën 4-4-2. Nuk po gjenim mënyra për të nxjerrë topin.
Në pjesën e dytë, çunat që u futën nga stoli na ndihmuan shumë. E dinim që ishte një finale dhe jemi shumë të lumtur. Trajneri na bëri komplimente. Nesër do të analizojmë ndeshjen”, u shpreh Asllani.









