-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokat Gylsen Zhllima: 21 Janari nuk do të zbardhet kurrë

Kryesoret

21 Janari, ngjarja që nuk është dhe nuk do të zbardhet kurrë, as nga drejtësia e ‘reformuar’. Një reformë mashtrimi, që vetëm viktima ka prodhuar dhe në asnjë rast nuk ka sjellë drejtësi. Nga 21 Janari kemi tre fakte, por nga këto vetëm një është hetuar, gjykuar dhe në fund është dhënë një vendim. Dikush mund të thotë, çfarë drejtësie ka qenë ajo, e cila ishte e korruptuar, e kapur dhe me shumë të tjera mangësi.
Fakti i parë që u hetua, u gjykua dhe për të cilin u dha vendim pafajësie, ishte videoja e Ilir Metës. Nga hetimi dhe gjykimi u provua se videoja nuk ishte origjinale dhe se zëri ishte manipuluar. Disa burime të tjera pohojnë gjithashtu se janë gjetur disa video të tjera, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me Metën.
Fakti i dytë është se ngjarja e 21 Janarit nuk do të hetohet dhe as do të gjykohet kurrë. Arsyeja është se personat që kanë qenë atë ditë aty, sot janë pikërisht ata që kanë përfituar më shumë nga pushteti i Partisë Socialiste. Dhe nëse doni prova, mjafton të shikoni gardistin e 21 Janarit, i cili sot është deputet i Partisë Socialiste. Nuk dua të përmend emra të tjerë, sepse nuk dua të ngatërroj apo të ndikoj në gjykimin tuaj, por mjafton të shikoni figurat e personave që kanë qenë protagonistë në ngjarjen e 21 Janarit dhe të shihni se ku kanë përfunduar ata nga viti 2013 e deri më sot.
Fakti i tretë është se zoti Altin Dumani nuk guxon të hetojë kryengritjen, e cila u shoqërua me dhunë, zjarr, goditje dhe shumë fakte të tjera. Kryengritja nuk kërkon vetëm rezultatin, por mjafton edhe tentativa. Për tentativën, SPAK-u na e dëshmon vazhdimisht duke vendosur para drejtësisë njerëzit e Ramës, por kurrë vetë Ramën, sepse operacioni mbetet në tentative, guximi ndalet aty ku shfaqet McGonigal.
Urdhëroni ju, militantë të injorancës dhe servilizmit, që gëzoheni se Dumani paska sjellë drejtësinë reale. Por ai nuk ju thotë të vërtetën: duke u përdorur nga pushteti politik i Ramës, ai thjesht ka zbatuar parimet e Kushtetutës së vitit 1976, nenit 104, duke u shndërruar në një ‘superpushtet’ mbi palët — megjithatë, vetëm njëra palë nuk preket, sepse ai ka frikë dhe nuk vepron. Gjithçka që bën është thjesht marketing, për të krijuar përshtypjen se po vepron kundër Rames.
Zoti Dumani do të mbetet, si gjithmonë, një shërbëtor i partisë komuniste dhe asaj socialiste, jo se kam ndonjë mllef personal ndaj tij, por sepse ai ka zbatuar çdo porosi që vjen nga asambleja e Partisë Socialiste, me qëllim pengimin politik, në çdo formë dhe mënyrë, të z. Meta dhe z. Berisha. Ndërkohë, ndaj z. Rama ai ka treguar përkujdesje dhe heshtje.
Vajtja apo jo e zotit Berisha për t’u pyetur lidhur me një ngjarje që ishte krijuar nga Partia Socialiste, e cila në atë kohë ndodhej në pozitat e opozitës, tregon qartë vullnetin e zotit Dumani. Çdo gjë që kishte porositur zoti Rama nga asambleja e Partisë Socialiste duhej zbatuar nga zoti Dumani, dhe madje ai po bën gjithçka që kjo porosi të përfundojë përpara se të largohet nga drejtimi i SPAK-ut.
Popull i dashur, mos besoni se hetimi për 21 Janarin erdhi nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, kjo nuk është aspak e vërtetë. Hetimi shkoi në SPAK për shkak të vendimit të Kolegjit Politik të Gjykatës së Lartë, i udhëhequr nga fryma e asamblesë së Partisë Socialiste.
Ajo që duhet të bëjë z. Berisha është që, sapo të vijë fleta rrufeja nga asambleja e Partisë Socialiste, e cila do t’i vijë në emër dhe për llogari të SPAK-ut, ai duhet të shkojë dhe të tregojë faktet se si, në vitin 2011, u realizua një kryengritje. Sot, nëse e shikon, ajo kryengritje ishte pikërisht kryengritja e plaçkitjes së atyre që kanë grabitur gjithçka në këtë vend nën emrin e një demokracie të munguar në 2011. Por në realitet, sot policia e shtetit është bërë policia e partisë, dhe drejtësia e shtetit është bërë drejtësia e asamblesë së Partisë Socialiste.
Zoti Dumani nuk ka as guximin e as frymën që të marrë të pandehur zotin Rama për kryengritjen e 21 Janarit. Përkundrazi, ai vazhdon të luajë politikën e zbatuar mbi viktimat: merret vetëm me katër të vrarë, duke bërë show mbi dhimbjen e tyre, ashtu si ka ndodhur që nga viti 2013 deri sot me partinë në pushtet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit