15-vjeçari që u plagos nga bashkëmoshatari pak ditë më parë në Durrës ka dalë nga intubimi.
I plagosuri do të mbahet nën monitorim në orët në vazhdim për të parë ecurinë e reagimit të tij.
Ai shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale.









