Deputeti i PS-së, Taulant Balla nga kryesia e Kuvendit në konferencë për mediat foli për çështjen Balluku, Balla u shpreh se për sa i përket pezullimit të Ballukut nga GJKKO, kryeministri ka qenë i qartë me vendimin e gjykatës.
“Kryeministri ka qenë i qartë, ka patur një vendim nga gjykata për pezullimin e një ministri. Në vlerësmin e kryeministrit, por edhe unë pas 21 vitesh në Kuvendin e Shqipërisë mendoj nuk e ka një kompetencë të tillë gjykata të pezullojë një ministër sepse Kushtetuta sipas nenit 103, pika 3 e ka barazuar ministrin me deputetin sa i përket imunitetit, që do të thotë nuk mund të pezullohet nga aktiviteti i tij”, u shpreh Balla.









