Pavarësisht mesazheve kundërshtuese që transmetojnë në publik, PD e PS prej dy ditësh janë në negociata të fshehta për të zgjidhur ngërçin e zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit.
Pas kësaj të fundit Partia Demokratike njoftoi se propozimi i 6 kandidatëve për Avokat të Popullit që kanë marrë 28 nëshkrimet nga deputetet e opozitës janë dhënë para se Komisioni i Ligjeve të bënte kualifikimin e tyre.
Sipas PD-së, disa kandidatë i kanë përdorur këto nënshkrime sikur të ishin propozim zyrtar për votim, gjë që partia e konsideron “të pavërtetë” dhe në kundërshtim me ligjin.
Sqarim për mediat:
Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se:
Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.
Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë. Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej.
Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend.









