-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërron jetë Shpëtim Çeliku, ishte i dënuar me 25 vite burg

Kryesoret

Sot rreth orës 8:20 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ka ndërruar jetë Shpëtim Çeliku, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Ai vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, pasi ka qenë i dënuar me 25 vite burg nga gjykata e Vlorës

Njoftimi:

Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012.

Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.

Nga ana jonë janë duke u zbatuar procedurat me njoftimin e Prokurorisë, SHKBSB, Komisariatit të Policisë dhe familjarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit