FIFA ka publikuar oraret dhe stadiumet zyrtare për Botërorin e vitit 2026. Kombëtarja shqiptare duhet të shkojë në Botëror, pastaj të bëjë llogaritë dhe të analizojë kundërshtarët.
Shqipëria duhet të sigurojë biletën për eventin madhor të vitit 2026 nga “Play Off”-I, ku do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale më 26 mars në Varshavë dhe më pas me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.
Në rast se kuqezintjë ia dalin, atëherë do të duhet të vendosen në grupin F të Botërorit me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Pikërisht me këta të fundit do të ishte ndeshja e parë në grup, që me orën europiane i bie më 15 qershor në orën 4 të mëngjesit. Kuqezinjtë do të debutojnë në stadiumin “BBVA” në Monterrei të Meksikës, që është një nga stadiumet më madhështorë të Botërorit.
Sfida e dytë kundër Holandës do të luhet në NRG Stadium në Hjuston më 20 qershor në orën 13 në SHBA, që korresponson me orën 19:00 në Shqipëri.
Dueli i fundit në grup do të jetë më 26 qershor në orën 01:00 kundër Japonisë, që do të luhet në ATT Stadium në Dallas.









