Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shprehur idenë se të gjithë kandidatët nga Ballkani Perëndimor duhet të pranohen së bashku në Bashkimin Evropian si anëtarë të plotë. Ai e paraqiti këtë propozim gjatë një paneli të titulluar “Konkurrueshmëria evropiane në një mjedis të fragmentuar gjeopolitik”, që po mbahet në Forumin BELTALKS, organizuar nga GLOBSEC.
Vuçiç theksoi se, nëse një ose disa shtete të Ballkanit pranohen në BE, do të lindin probleme me ata që mbeten jashtë, duke shtuar se kjo mund të krijonte një situatë të komplikuar. Ai theksoi se BE-ja duhet të pranojë të gjitha shtetet e Ballkanit në një moment të vetëm, pa krijuar kufij brenda tyre.
“Nëse dikush dëshiron të kuptojë gjeopolitikën, kjo është e vetmja gjë që BE-ja mund të bëjë: të na pranojë të gjithëve së bashku, pa kufij mes nesh,” tha Vuçiç. Ai theksoi se ky propozim do të kontribuonte në përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke përfshirë serbët, boshnjakët, shqiptarët dhe kroatët.
Presidenti serb ka deklaruar se do të paraqesë këtë ide si në takimin me kryeministrin portugez, Antonio Costa, ashtu edhe me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.









