Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Permetit” në Shkodër, ku rreth orës 11:10, A.K. është konfliktuar me vëllezërit F.Th. dhe K.Th. për motive të dobëta.
Gjatë përplasjes, janë përdorur mjete prerëse, duke shkaktuar plagosjen e të tre të përfshirëve.
Ata janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës për trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që grupi hetimor po punon për të identifikuar shkakun e konfliktit dhe personat përgjegjës.
Detaje të tjera priten të bëhen të ditura pas përfundimit të hetimeve.









